Kush kryeson listën e të famshmëve më të paguar në ‘Instagram’

“Instagram Rich List”, quhet lista e më të pasurve të instagramit.

Kjo listë përmban emrat më të mëdhenj në Hollywood nga The Rock deri tek Beyonce.

Listën e të pasurve në “Instagram”, vitin e kaluar e kryesonte Kylie Jenner, e cila këtë vit fiton rreth 986,000$ për një postim të sponsorizuar.

Megjithatë, ajo është rrëzuar nga froni, dhe numri një i momentit është “The Rock”, aktori Dwayne Johnson, i cili merr 1.015.000$ për postim.