Gjermani, Spahn: 20 përqind e popullsisë e vaksinuar deri në fillim të majit

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn  (CDU) pret që në fillim të majit 20 përqind e popullsisë në Gjermani do të ketë marrë dozën e parë të vaksinës, njofton ZDF. Në tremujorin e parë, për shkak të mungesës së vaksinave, vetëm rreth dhjetë përqind e gjermanëve u vaksinuan kundër koronavirusit, po "tani do të jemi në gjendje të bëjmë dhjetë përqindët e ardhshëm brenda një muaji", tha Spahn të hënën kur vizitoi një qendër vaksinimi në Berlin.

Spahn theksoi se fushata e vaksinimit do të "fitonte gjithnjë e më shumë shpejtësi në tremujorin e dytë". 

Përveç qendrave të vaksinimit, praktikat mjekësore gjithashtu do të luanin gjithnjë e më shumë një rol. Ligjvënësja për Shëndetin në Berlin, politikania turko-gjermane Dilek Kalat theksoi në takimin me Spahn se ofertat e reja për mbi 60-vjeçarë për vaksinim me Astrazeneca ishin "shumë të mirëpritura".