Ibrahimovic një hap larg drejt rinovimit të kontratës me kuqezinjtë, ja çfarë po diskutohet

Milanit dhe Zlatan Ibrahimovic përpara së bashku dhe për një vit tjetër, rinovimi i kontratës është një hap larg shrkuan Milannews.

Sipas të cilit javët e fundit sulmuesi suedez ka negociuar rinovimin vjetor me drejtuesit e Kuqezinjëve deri në arritjen e një marrëveshje.

 Për zgjatjen një vjeçare të historisë së Ibra-s në skudrën e Milanos, mungojnë detajet e fundit që do të paraqiten për shpërblimet dhe çmime të lidhura me qëllime individuale dhe njoftimi është shumë i afërt.

Prandaj AC Milan do të kishte përfituar nga javët e fundit për të intensifikuar kontaktet me Mino Raiola dhe për të diskutuar zgjatjen e suedezit. 

Klubi dhe agjenti do të kishin arritur një marrëveshje në parim, e cila nëse konfirmohej do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm i vazhdimësisë për klubin e kuqezinjëve dhe gjithashtu një kënaqësi për sulmuesin, i cili në moshën pothuajse 40 vjeç ka treguar se ai ende mund të të jetë vendimtar në nivele të caktuara duke merituar konfirmimin në terren. 

Milan dhe Ibra vazhdojnë së bashku për një vit tjetër, me ëndrrën për të luajtur Ligën e Kampionëve të ardhshëm .