Pritje masive në Malësinë e Madhe, Basha: Fitores së Shqipërisë do t’i prini me votën tuaj më 25 prill!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është pritur dhe shoqëruar rrugës për në Malësinë e Madhe, nga një numër i madh automjetesh që e kanë shoqëruar deri në qytet, ku ka zbritur nën thirrjet mikpritëse “Basha, Basha”. Më pas, qindra qytetarë e kanë rrethuar atë në pritje të fjalës si Kryeministër i ardhshëm i vendit.

"Jam shumë i lumtur që ndodhem sot mes jush, jo thjesht dhe vetëm për t’ju thënë bashkohuni për ndryshim që Malësia të fitojë, Shqipëria të fitojë!- tha Basha ndër të tjera. -  Me këtë bashkim ju e keni treguar shumë më parë drejtë fitores tonë të drejt, fitores së Shqipërisë do t’i prini me votën tuaj më 25 prill!

Sot do të keni nënshkrimin tim, kontratën time për një nga aktivitetet kryesore të cilat do të rikthejë punësim, mirëqenie dhe para në xhepat tuaj dhe të gjithë banorëve të kësaj zone që ka të bëjë me bimët medicinale.

Ndryshimi ka ardhur, e prek kudo ku shkoj, ja kështu siç jeni mbledhur vajza, gra, zonja, motra, djem , baballarë, gjyshër, pensionist, këtu në qendër të Koplikut. Kështu po mblidhen shqiptarët kudo sepse vendimi është marrë dhe më 25 prill i vënë vulën! Ndryshimi do të vij me votën tuaj! Ju lutem mbani maskat, mbani largësinë, se deri tani kemi vetëm Zotin dhe fatin tonë, pas 25 prillit do kemi dhe qeverinë që do të bëjë gjithçka për të shporrur pandeminë pasi të jetë larguar pandeminë 8 vjeçare! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Uroj gjithë besimtarët katolik paçin një pashkë të bekuar!” – tha Basha.