Tabaku: Paga të ulëta, taksa të larta, asnjë familje s’e meriton qeverisjen aktuale

Jorida Tabaku, e dyta në listën e kandidatëve të PD-së në Tiranë, tha sot se asnjë familje në Shqipëri nuk e meriton qeverisjen aktuale, që i ka ndëshkuar me taksat e larta dhe koston e lartë të jetesës.

“Kur takon familjen Osma ndjen valën e ndryshimit në transmetohet në çdo hap që hedh në qytet, - tha Tabaku në takimin dhe pritjen e ngrohtë që iu bë nga familja Osma, në oborrin e shtëpisë në Tiranë.  

“Shqiptarët nuk i besojnë më Ramës që ka dështuar në çdo fushë përfshirë dhe integrimin e vendit në BE. Asnjë familje nuk e meriton qeverisjen aktuale. Paga të ulëta, taksa të larta dhe një kosto jetese e lartë.

Në 25 prill votohet për të ndryshuar jetën e familjeve tona, - theksoi Tabaku dhe prej aty përcolli thirrjen më gjërë: “ Në 25 prill voto për Shqipërinë që fiton.”