FOTOLAJM/ Makina shoshë, Bardhok Pllanaj mori 30 plumba në trup

Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i Bardhok Pllanajt në Shkodër mbrëmjen e kaluar.

Burime nga morgu i Shkodrës thonë se Bardhok Pllanajt i janë gjetur në trup 30 plumba.

Autorët e qëlluan nga një mjet “Passat” me targa italiane, ku u gjetën brenda edhe dy armë.

Pista kryesore që grupi hetimor ka është e shkuara e errët e Bardhok Pllanajt.