Rama përshëndet zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Qoftë një punë e mbarë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Presidentes së re në Kosovës, rëndësinë që ka ky moment për vendin dhe i ka uruar qeverisë së re, punë të mbarë dhe të suksesshme.

Rama shkroi sot në Twitter:

“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t'u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”