‘Jam surprizuar pozitivisht nga vlerësimi për librin tim’, Basha: Shoqëria ka etje për normalitet

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur ditën dhe javën tek emisioni ‘’Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24.

Basha ka folur për librin e tij ‘’Misioni im’’ duke thënë se ka marrë shumë vlerësime pozitive si nga lexues të thjeshtë dhe shkrimtarë.

Ai thotë se nga këto vlerësimë vëren një etje të shoqërisë për normalitet, duke thënë se ai vetë politikën e konsideron mision dhe jo instrument për të goditur kundërshtarin.

‘’Do ishte botuar më përpara, nëse do ta kisha në dorë kohën time që okupohet nga aktiviteti i PD dhe fushata, nëse koha do ta kishte mundësuar, ndoshta në dhjetor ishte botuar.

Është reflektim që rrallëherë mund ta bëjmë në studio, për fat të keq aty dominon e përditshmja, s’ka shumë vend për refleksion, që do i ndihmonte debatit, njohjes së problemeve, qytetarëve.

Në këtë libër jam përpjekur të jap mendimin tim të kahershëm për politikën, nga dita e parë se kam parë si profesion, si instrument për të goditur kundërshtarin, por si mision për të zgjidhur problemet e për të çuar para aspiratat.

Pyetja: E cilësoni librin letër e hapur, ka qenë dhe një moment meditimi juaji, si një udhëtar që niset për rrugëtim. Është e vërtetë?

Ju jeni shkrimtar i sprovuar, keni lëvruar letërsinë, por çdo mëngjes edhe sferën publike. Gjykimit tuaj nuk i vendos gjykimin tim. Pres qëndrimet e atyre. Jam surprizuar pozitivisht nga vlerësimi apo reçenca. Nga lexuesit e thjeshtë tek shkrimtarët, publicistë,  njerëz aktivë në politikë. Më shumë se kompliment, etje e shoqërisë për normalitet, për t’i ikur zhurmës, teatrit, në veçanti 8 vitet e fundit si një instrument për t’i ikur bilancit. Politika kërkon besimin për të marrë përgjegjësitë e qeverisjes, vendimmarrjes. Ky mekanizëm është shkatërruar. Ajo që dominon pastaj është zhurma, sajesa, mungesa e alternativës.Unike është mungesa e bilancit. Ka qeverisur 8 vite, fushata ka dhe 3 javë, s’dëgjojmë asgjë tjetër veç sharje e fyerje ndaj kandidatit për kryeministër. ‘’- tha Basha.