Sevilla i bën nderë Realit dhe Barçës, mposht Atleticon

Sevilla ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Acuna në minutën e 70-të. Sevilla kishte edhe një mundësi të mirë shënimi në pjesën e parë, por nga pika e bardhë dështoi Ocampos.

Atletico Madrid vazhdon ta mbajë kreun por tani me diferencë të shkurtuar me Real Madridin dhe Barcelonën që ka një lojë më pak për të zhvilluar.

Sevilla renditet e katërta në La Liga.