VIDEOLAJM/ Vendi ku u ekzekutua ‘Kumbari’ i Shkodrës

‘Kumbari’ i Shkodrës, Bardhok Pllani është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në Dobraç, pranë ‘5 heronjve’.

Burime nga policia thanë se ai ka qenë duke udhëtuar kur është ekzekutuar.

‘Në Dobraç, Shkodër duke udhëtuar me mjet është vrarë më arme zjarri Bardhok Pllani.  Policia ka rrethuar zonën. Në ndihmë edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle të imtësishme’, thanë burime nga policia.