FOTO+EMRI/ Ekzekutohet ‘Kumbari’ i Shkodrës

Vritet në një atentat mafioz, ‘Kumbari’ i Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Burime nga policia thanë se është qëlluar dhe vrarë Bardhok Plani.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

‘Në Dobraç, Shkodër duke udhëtuar me mjet është vrarë më arme zjarri Bardhok Pllani.  Policia ka rrethuar zonën. Në ndihmë edhe FNSH. Janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle të imtësishme’, thanë burime nga policia.