", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/April/04/auto_850x600_kosnettiii16175585731617561898.jpg", "width": 900, "height": 476 } }

Kosnett uron i pari Osmanin: SHBA e përkushtuar si partner i afërt me Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin që u zgjodh presidente.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ShBA-të janë të përkushtuar të mbesin partner i afërt i Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Vjosa Osmani u zgjodh sot presidente e vendit me 71 vota në seancën e sotshme.

Postimi i plotë i Philip Kosnett:

Urime për Vjosa Osmanin që u zgjodh presidente dhe për deputetët që morën pjesë në seancën e sotshme. ShBA-të mbesin të përkushtuar që të jenë partnerë të afërt me Republikën e Kosovës që të ndërtojmë një të ardhme me paqe, drejtësie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.