VIDEO/ Uzuni nga penalltia, shikoni çfarë bën shqiptari...

Vazhdon forma e mirë e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzunit, teksa ja ka dalë të shënojë sërish për ekipin e tij Ferencvarosh.

Luhej ndeshja Budafoki-Ferensvarosh, teksa goli i parë i sfidës erdhi nga Uzuni, i cili kaloi ekipin e tij në avantazh duke kthyer në gol një 11-metërsh, të fituar nga vetë ai, në minutën e 55-të.

Pas realizimit të beratasit, ekipi i tij arriti të shënonte dhe 3 herë të tjera duke e mbyllur ndeshjen me avantazhin e thellë 4-0.