Kryemadhi uron Vjosa Osmanin për zgjedhjen si Presidente e Kosovës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës.

Mesazhi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Urimet më të mira Presidentes Vjosa R. Osmani!

Urime popullit të Kosovës!

Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian.