Kolegji Zgjedhor sërish vendim pro Ramës/ Fleta e votimit me numra

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sërish ashtu siç dëshiron Edi Rama dhe PS-ja.

Pas ankesës së PS-së, KAS-i vendosi që të rrëzojë vendimin e Komisionerit Ilirjan Celibashi që fletët e votimit të ishin me emra.

Pas këtij vendimi, PD e çoi çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

E ashtu siç ndodhi herën e fundit, Kolegji vendosi ashtu siç donte Edi Rama duke lënë në fuqi vendimin e KAS.

Kështu në datën 25 prill shqiptarët do të votojnë në fletët e votimit me numra, pasi PS-ja kishte frikë të publikonte emrat e kandidatëve të saj.