Aksident hekurudhor me 51 viktima/ Jep dorëheqjen Ministri i Transporteve

Pas aksidentit fatal, ku treni doli nga shinat ditën e premte, Ministri i Transportit të Tajvanit, Lin Chia-lung, ka dhënë dorëheqjen.

Chia-lung, ka paraqitur doreheqjen në zyrën e kryeministrit Su Tseng-chang, pasi ka thënë se do të marrë përgjegjësi për aksidentin.

Treni me 490 pasagjerë, doli nga shinat në një tunel në veri të Hualien-it, ku mori jetën e 51 personave.