Surpriza e javës së 26-të/ Skënderbeu mposht Kukësin

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Korçarët mposhtën 1-0 Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Ishte një ndeshje spektakolare ajo në “Elbasan Arena”, ku të dyja skuadrat kërkonin me ngulm golin.

Atë që nuk bënë lojtarët e Kukësit, e bëri Skënderbeu me Mensah, i cili në minutën e 78’, pas një kombinimi perfekt me Kosta Vangjelin, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme korçarëve.

Skënderbeu qëndron në vendin e parafundit të renditjes me 22 pikë, 4 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.