Ridashurohet pas 11 vitesh/ Politikani shqiptar: Mu prenë gjunjët…

Kandidati për deputet i PD-së, Ivi Kaso, ishte i ftuar tek “E Diela Shqiptare”, së bashku me bashkëshorten e tij Sonila . Çifti ka rrëfyer historinë e tyre të dashurisë si nëpër filma. Ata u dashuruan dhe u lidhën në gjimnaz, më pas filluan universitetin Sonila në Itali dhe Ivi në Greqi.

Mbajtën 1 vit lidhje në distancë, më pas Ivi shkoi tek e dashuri në Itali. Por pas një viti qëndrim aty, ata u ndanë dhe nuk u panë për 11 vite me radhë. Fati deshi që ata të ritakoheshin në dasmën e mikut të tyre të ngushtë, ku u ridashurian sërish.

“Kur u patë për herë të parë, cili ishte impakti?”, pyeti Arditi.

 

“O Zoti i madh qenka dhe Ivi! Pastaj filluan kërcimet, dasma vazhdonte. Në fillim ne ishin në dy tavolina të ndryshme, por nuk e di se si nga mesi u gjendëm të ulur ngjitur. Më pas Ivi më thotë mund të kërcejmë? Kërcyem dhe aty ndodhi pastaj gjëja e dytë që unë e kuptova dhe i kisha idetë e qarta por normalisht nuk i thashë gjë njeriu. Në atë moment u futa në një energji dhe mu rikujtua çdo gjë, ishte një kimi emocionuese sepse ishte sikur u plotësova.”, përfundoi Sonila.

 

“Unë besoja që këto prerjet e gjunjëve apo fluturat në stomak janë ekskluziviteti i të rinjve apo adoleshentëve që provojnë dashurinë e parë  dhe  s’më kishte shkuar në mendje që t’i provoja në një moshë të caktuar dhe përsëri me të njëjtin njeri me të cilin isha dashuruar për herë të parë. As më shkonte në mendje t’i përjetoja në moshën 30-vjeçare përsëri me të njëjtin njëri që isha dashuruar në moshën 17 vjeç. ”, ka rrëfyer i emocionuar politikani.

 

Ivi tregon se nuk iu deshën shumë ditë të kuptonin se çfarë po ndodhte sërish mes tyre dhe u rilidhën sërish. Ata janë martuar në vitin 2011 dhe në 2017 janë bërë prindër të një vajze të quajtur Viktoria, e cila është gëzimi dhe lumturia e tyre më e madhe.