Mësuesit në Fier në presion për vendin e punës, Alibeaj: Do t’u japim siguri dhe dinjitet

Dosjet e kualifikimeve përdoren si mjet presioni, ndërsa portali “Mësues për Shqipërinë” është propagandë.

Ky vlerësim u bë nga mësues në Fier që bashkëbiseduan me  drejtuesin e Qarkut Fier, Enkelejd Alibeaj.

“Çdo fillim viti jemi nen presionin e dosjeve te kualifikimeve, une personalisht kam shume kualifikime po ka mesues qe sapo kane dale ne arsim dhe u kerkohen kualifikime qe tek e fundit blihen me leke ne qendrat qe vete drejtuesit e shkollave kane ngritur”,- tha një mësuese

“Jam nendrejtor shkolle po ju kujtoj se ne 2005-en paga jone ishte 250 mije leke dhe per 8 vjet u dyfishua”, - u shpreh një mësues tjetër.

"Kam fituar tre here ne portal po jam pa pune prej 4 vitesh. Me mbajten vetem dy muaj ne pune, dola nder 10 me te miret ne vend", dëshmoi një mësuese.

Enkelejd Alibeaj tha se kjo praktikë do të marrë fund me marrjen e drejtimit të qeverisë nga Partia Demokratike dhe mekanizma si portali apo të tjera metoda korruptive do të zhbëhen.

"Fokusi do të jetë të ai që është kujdestari i fëmijëve tanë. Pak gjera, por të kuptueshme dhe mbi te gjitha të bëshme siç dikur ka bërë PD siç e tha dhe zotëria. Thelbi i programit tonë për arsimin, i shpalosur nga kryeministri i nesërm Lulëzim Basha ka tre shtylla: mësuesi, nxënësi, libri. Me minimumin e pagës 700 euro  dhe rritje në tërësi prej 60 % jo vetëm qe është e bëshme por mbi të gjitha është nevoje urgjente e prindërve shqiptare për ta bërë këtë. Miq, arsimtare, intelektuale, ta shndërrojmë figurën e mësuesit, t’i japim mësuesit forcën e duhur qe çfarëdo lloj dallge politike që të vijë në të ardhmen të mos ju godasë. Ne 25 prill, aty të do gjesh përgjigje per portalin, ne 25 prill do të gjesh përgjigje për dosjet, aty do të gjeni të gjitha përgjigjet”, tha Alibeaj.