Justin Bieber ‘përfundon’ në burg

Justin Bieber kohët e fundit bëri një vizitë në Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster, për të mbështetur programe të bazuara në besim në qendrën e korrigjimit.

Hailey Bieber, një javë më vonë, postoi në Instagram imazhe të cilat reflektuan në ditën që ua ndryshoi jetën, ndërsa ndau gjithashtu tre fotografi, të marra nga fotografi Rory Kramer, për veten dhe yllin e muzikës 27-vjeçar.

“Kisha mundësinë të vizitoja Burgun Shtetëror të Kalifornisë në Lancaster. Një ditë e pabesueshme që ndryshon jetën”, shkroi modelja.

Bieber theksoi se kurrë nuk do të harrojë njerëzit e mahnitshëm që takuan dhe historitë e tyre të pabesueshme.

“Faleminderit të gjithë të përfshirëve që e bënë të mundur këtë!”, përfundoi ajo.