Drejt zgjidhjes kriza në Kosovë, sigurohet vota e 80 për Vjosa Osmanin

Vjosa Osmani sot pritet të zgjidhet presidente e Kosovës.

Pas dështimit të djeshëm për ti siguruar votat, nga burimet brenda VV bëjnë të ditur se tashmë janë siguruar 80-të vota për zgjedhjen e presidentes së Kosovës.

Në takimin e sotëm mes deputetit Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), dhe Kryeministrit, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, janë marrë vesh për sigurimin e votën së këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

‘Janë siguruar 80 vota. Adem Hoxha do ta votoj Osmanin’, tha ky burim.

Si arsyetim për ta votuar Osmanin, Hoxha ka situatën me pandemi në të cilën ndodhet vendi.

Hoxha si arsyetim për votën e tij pro Osmanit do ta ketë gjendjen e rëndë me pandeminë’, tha ky burim.

Dje ka dështuar dy herë bërja e kuorumit për raundin e parë, për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.