FOTO/ 40 familje të izoluara prej 3 muajsh, rihapet rruga për në fshatin Panarit

Pas me shumë se 3 muajsh i zoluar nga Dëbora është hapur totalisht segmenti rrugor që lidh njesine administrative Vithkuq me fshatin Panarit.

Mbi 200 banorë të cilët mbetën të bllokuar prej më shumë se 3 muajsh  duhet të ecnin më shumë se 5 orë në këmbë për të siguruar ushqimet bazë dhe medikamentet e nevojshme.

Kujtojmë se për hapjen e aksit  u tentua edhe 1 muaj më parë por punimet u lanë pergjysëm në majën më të lartë atë të Mashkullorës pasi kishte ngrica e erë te ftohte dhe bora arrinte mbi 1.5 metër.