‘Ne do t'i fitojmë zgjedhjet’/ Tabaku: Nuk e sjell ndryshimin një kryeministër që ka frikë nga emrat e ekipit të tij

Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Jorida Tabaku ka vijuar takimet me banorët e lagjeve të kryeqytetit, ku ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe për  t’u sjellë të rinjve një të ardhme më të mirë.

Sipas Tabakut, ndryshimin mund ta sjellë vetëm një kryeministër që ka treguar prej kohësh se ka punuar për vendin.

‘Nuk e sjell ndryshimin një kryeministër që ka frikë të nxjerrë emrat e ekipit të tij. Ndaj ka ardhur koha të ndryshojmë dhe të votojmë numrin 9’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Shqipëria ka nevojë për ndryshim që jetët tuaja të përmirësohen -  që të keni më shumë vende pune, për  t’u sjellë të rinjve një të ardhme më të mirë në Shqipëri, për të përmirësuar jetën tonë.

Shqipëria do të ndryshojë pasi të gjithë e kërkojnë.

Ndryshimin mund ta sjellë vetëm një kryeministër që ka treguar prej kohësh se ka punuar për vendin. Nuk mund të sjellë integrimin në BE një kryeministër si Rama që na ka mbajtur larg BE për 8 vjet dhe na ka rritur detyrimet ndaj saj.

Nuk e sjell ndryshimin një kryeministër që ka frikë të nxjerrë emrat e ekipit të tij. Ndaj ka ardhur koha të ndryshojmë dhe të votojmë numrin 9.

Ne do t'i fitojmë zgjedhjet. Do ta shihni në këto zgjedhje. Ne e ndjejmë erën e ndryshimit ngado nëpër Shqipëri. Ne do të fitojmë vetëm me ndihmën tuaj. Nëse doni ndryshim, shkoni të votoni. Nëse doni shpresë, shkoni të votoni. Më 25 prill, të gjithë duhet të shkojnë të votojnë.