VIDEO/ Shënohen dy gola të shpejtë në Bylis – Kastrioti

Janë shënuar dy gola të shpejtë në sfidën mes Kastriotit dhe Bylisit (1-1), e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Fillimsiht ishin krutanët që shënuan të parët me anë të Indrit Prodani në minutën e 2-të. Pas një krosimi nga e djathta, 22 vjeçari godet fluturimthi, duke tundur rrjetën e ballshiotëve.

Mirëpo 18 minuta më vonë, Bylis arriti të gjente golin e barazimit pas gafës së portierit të Kastriotit, isli Hidi. Portieri i krutanëve, pasi merr një top, e mban gjatë dhe tenton të driblojë Ntephe, por ky i fundit ia rrëmben topin dhe e dërgon në rrjetë.