Basha: PPP-të në shëndetësi po lënë spitalet pa investime dhe mjekët pa rritje pagash.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sërish tek një nga ‘dështimet’ e kryeministrit Edi Rama, 20 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thekson se Rama ka abuzuar me koncesionet në shëndetësi.

Pyetja e kreut të opozitës: Sa do t’u kushtojnë shqiptarëve gabimet në llogaritje të koncesioneve në shendetësi.

Pergjigje: 90 milionë euro më shumë. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekët pa rritje pagash.

Ky problem i madh është një dështim tjetër i Ramës që kreu demokrat i ka bashkuar në 100 dështimet e rilindjes