Situatë e vështirë për Shkodran Mustafin, trajneri i Schalkes e përjashton nga grupi

Në janar, Shkodran Mustafi u largua nga Arsenali për t'u bashkuar me Schalke 04 në Bundesliga. Mbrojtësi 28-vjeçar shpresonte të ringjallej në vendin e tij të lindjes dhe mbi të gjitha për të ndihmuar një klub që po lufton me mbijetesën.

Mirëpo, kalimi i Mustafit tek Schalke nuk shkoi ashtu siç duhet. Kampioni i Botës në 2014 me Gjermaninë ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje që nga transferimi në Gelsenkirchen (4 humbje dhe 16 gola të pësuar) dhe së fundmi ai është përjashtuar nga grupi profesionist për "arsye sportive". Trajneri i klubi gjerman Dimitrios Grammozis thjesht beson se Mustafi nuk është në nivelin e duhur dhe se ai nuk po kontribuon me asgjë në ekipin e tij. Një goditje e rëndë për lojtarin  me origjinë shqiptar sidomos kur shohim situatën e Schalke, të fundit në Bundesliga me 10 pikë dhe vetëm një fitore këtë sezon.