OBSH: Mbi 662,000 infeksione rishtazi me Covid-19 në të gjithë botën

Më shumë se 662 mijë të infektuar rishtas me koronavirus janë regjistruar në botë, gjithsej 129.9 milion që nga fillimi i pandemisë, u njoftua në buletinin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur me 24,300 të tjerë në 24 orët e fundit dhe arrin në një total prej mbi 2.83 milion që nga fillimi i pandemisë, raporton Reuters.

Në Evropë, më shumë se 37 përqind e njerëzve të infektuar rishtaz janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, rastet më të larta të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara - 30.2 milion, pastaj në Brazil 12.84 milion, në Indi 12.3 milion, në Francë 4.6 milion, në Rusi 4.5 milion, në MB 4.3 milion, Italia 3.6 milion, Turqia 3.4 milion, Spanja 3.2 milion, Gjermania 2.8 milion, në Kolumbi 2.417 milion dhe në Poloni 2.415 milion, sipas OBSH.