Willim dhe Harry bëhen bashkë kur bëhet fjalë për nderimin e nënës së ndjerë, Princeshë Diana

Dhe pse nuk është më, duket se Princeshë Diana po i mban djemtë e saj bashkë!

Mes muajve të trazirave dhe dhe lajmeve për një distancim mes princit William dhe Princi Harry, i cili u largua nga familja mbretërore me nusen Meghan Markle, vëllezërit kanë rënë dakord për një dizajn të formës së prerë për një skulpturë të planifikuar të mamasë tyre, sipas The Sun .

Statuja e Dianës do të punohet  nga skulptori Ian Rank-Broadley dhe është vendosur të zbulohet më 1 korrik – datë e cila do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të.

"Do të jetë nënshkruar nga William dhe Harry, aq sa di unë," i tha një burim pranë skulptorit për The Sun.

Ky lajm, vjen ndërsa pasojat vazhdojnë nga takimi i Princit Harry dhe Markle me Oprah, në të cilën dyshja kishin pretenduan se nuk kishin ndërmend të largoheshin nga The Firm.

Një muaj para intervistës së tyre, burimet pretendojnë se çifti këmbëngulte tek këshilltarët mbretërorë: "Ju nuk mund të na ndaloni të bëjmë atë që duam të bëjmë".