VIDEO/ Ish-futbollisti i Skënderbeut shkëlqen në Rusi, dopietë dhe shpallet më i miri i ndeshjes

Bernard Berisha ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij, Akhmat Grozny 5-0 ndaj Krasnodar në kampionatin rus.

Ish-futbollisti i Skënderbeut u fut nga stoli në minutën e 37-të ndeshjes dhe arriti të realizonte dopietë në minutat 51 dhe 68-të. Gjithashtu, Berisha u vlerësua edhe me çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Me këtë dopietë, Berisha u ngjit në kuotën e 8 golave në 24 javë kampionat.