‘Fermerët nuk duan duan privilegje, as aeroporte’/ Bardhi: Malli u ngelet stok… Kjo merr fund më 25 prill

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me fermerët në Lumas të Cërrikut, ku ka theksuar se malli u ngelet stok, ose e shesin nën kosto.

‘Në Lumas të Cërrikut nuk duan privilegje, as aeroporte. Duan mbështetjen e qeverisë për mundin dhe djersën e tyre!’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në Lumas të Cërrikut nuk duan privilegje, as aeroporte. Duan mbështetjen e qeverisë për mundin dhe djersën e tyre!

Malli u ngelet stok, ose e shesin nën kosto.

Pse duhet fermerët tanë të zhyten nga kriza në krizë, vetëm pse qeveria u ka kthyer kurrizin, dhe i jep paratë një grushti klientësh dhe oligarkësh?!

Kjo do të marrë fund më 25 Prill!

Përkrahje financiare sipas prodhimit, pa kritere përjashtuese, pa burokraci.