Shtyhet seanca për votimin e Presidentit

Është shtyer për në orën 19:00, fillimi i seancës për votimin e presidentit të Kosovës.

Paraprakisht, seanca ishte vendosur që të nis në orën 18:00.

Nuk dihet nëse të gjithë deputetët e LDK’së do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit, meqë brenda grupit parlamentar janë disa emra të cilët kanë vetëm histori përplasjesh me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin.