Frankfurt largon Dortmundin nga zona Champions, Wolfsburg konsolidon vendin e 3-të në renditje

Para përplasjes midis Leipzig (2) dhe FC Bayern (1), javë e 27 e Bundesligës nisi me 5 ndeshje të programuara në orën 15:30.

Dortmund-it nuk i lejohej të gabonte përballë një rivali të direkt për zonën Champions si Eintracht Frankfurt. Mirëpo, verdhezinjtë këtë sezon kanë treguar se janë të paqëndrushëm dhe në sfidën e sotme e përfocuar më shumë këtë, pasi u mundën nga Frankfurt me rezultatin 1-2.

Këta të fundit kaluan në avantazh në minutën e 11’, pas një autogoli të Schulz, ndërsa verdhezinjtë ia dolën të shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1-1, pasi ishte mbrojtësi Hummels që shënoi.

Në momentin më të mirë të Borussias së Dortmundit, ishte sulmuesi portugez Andre Silva që shënoi edhe golin e dytë për miqtë nga Frankfurti, duke u dhënë një fitore mjaft të rëndësishme, që i konsolidon në zonën Champions të renditjes.

Wolfsburg shënoi një tjetër sukses të çmuar (1-0) kundër Këlnit, duke konsoliduar vendin e 3-të në renditje. Me njëmbëdhjetë pikë më shumë se Dortmund, klubi nga Volksëagen po i afrohet çdo ditë e më shumë kthimit në Ligën e Kampionëve.

Rikthehet te fitorja edhe Bayer Leverkusen, që triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Schalke 04 në “Bay Arena”. Alario dhe Schick shënuan për “aspirinat”, ndërsa Schalke me këtë humbje është gjithmonë edhe më pranë rënies në Bundesligën e dytë, pasi ka grumbulluar vetëm 10 pikë në 27 ndeshje.

Në sfidat e tjera, Augsburgu triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Hoffenhaimit, ndërsa Mainz dhe Arminia Bielefeld ndanë nga një pikë falë barazimit 1-1.