Hysaj drejt lamtumirës nga Napoli, Milan insiston për transferimin e shkodranit në ‘San Siro’

Ideja për të transferuar Elseid Hysajn nuk është zbehur aspak në Milano. Mbrojtësit shqiptar i skadon kontrata me Napolin në fund të sezonit dhe pas kësaj ai do të jetë i lirë të firmos me këdo skuadër.

Sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, drejtuesit e klubit kuqezi janë shumë të të interesuar për të firmosur me shkodranin.

Një përforcim i mundshëm, pasi Diogo Dalot pritet të kthehet tek Manchester United pas përfundimit të huazimit në qershor.