Pirlo me dorë të hekurt, lë jashtë derbit problematikët

Paulo Dybala, Arthur dhe McKennie morën pjesë në një festë private të organizuar në vilën e mesfushorit amerikan, e cila u ndal vetëm pas mbërritjes atje të forcave të policisë.

Ky gjest i futbollistëve ka shqetësuar jo pak drejtuesit e klubit bardhezi, ndërsa trajneri Andrea Pirlo ka vepruar me dorë të ashpër ndaj tyre, duke mos i grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Torinos në derbi.

“Vendimin për lënien jashtë të tyre e mora unë dhe sigurisht që pata edhe mbështetjen e klubit. Këto gjëra ndodhin, por ky nuk ishte momenti i duhur, pasi bota po kalon momente të vështira dhe ne duhet të jemi një shembull i sjelljes në kushtet e pandemisë. Dhe ishte gjithashtu dy ditë para ndeshjes, ishte një vendim për të dhënë një sinjal sepse ne jemi shembuj dhe duhet të sillemi si të tillë”, deklaroi trajneri bardhezi.

Juve do të ndeshet sonte në derbin me Torinon, sfidë që vlen shumë për Zonjën e Vjetër pasi janë në garë për të fituar një nga trofetë e vetëm të rëndësishëm që ka mbetur pas eliminimit nga Liga e Kampioneve.