Ironia e gazetarit: Gjykata e Arbitrazhit të mos fusë hundët në fushatën elektorale të Shqipërisë

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar kryeministrin Rama pasi ky i fundit tha se gjyqi me Beçhettin vazhdon dhe sulmoi Bashën dhe Metën.

Tomorri i ka bërë thirrje gjykatës së Arbitrazhit që të mos fusë hundët në fushatën elektorale të Shqipërisë.

I bëj thirrje Gjykates Nderkombetare te Arbitrazhit se po nderhyn ne fushaten e brendshme elektorale te Shqiperise. 

Sqarojani pak mire popullit se per nje teke te komandantit dhe nje sms te Lalit, do i paguajme Bechettit, aq leke sa u japim gjithe familjeve te varfera te Shqiperise per dy vjet se bashku.

Ta kene te qarte mire se parate e buxhetit u duken si te botes, shqiptareve.