Zyrat elektorale të PS në Durrës të hapura pas orës 9 të mbrëmjes

Edhe pse Shqipëria është në orë policore për shkak të masave që ka ndërrmarrë Komiteti I Ekspertëve të Rilindjes, është po kjo e fundit e cila po thyen rregullisht orarin e vendosur nga po vetë.

Siç e shikoni edhe nga pamjet e siguruara në Durrës, zyrat e Partisë Socialiste në Durrës vazhdojnë të qëndrojnë të hapura pas orës 21.00.

Ndërkohë që vihen re grumbullime jashtë orarit. Sipas burimeve çdo mbrëmje pas orës 21.00 nisin takimet në çdo qendër që kanë hapur kudo nëpër Durrës dhe periferi.

Ndërsa disa makina ruajnë jashtë zyrave kush kalon.