Rama: Gjyqin 110 mln euro me Becchetin nuk është humbur, fajin e ka Meta dhe Luli

Shqipëria humbi sot përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin Becchetti, duke u detyruar të paguajë 110 milion euro.

Por me gjithë këtë humbje, kryeministri Rama ka vazhduar të insistojë se gjyqi vazhdon se nuk është humbur, duke sulmuar drejtëpërdrejtë Presidentin Meta dhe kryetarin e opozitës.

‘Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!’