Dosja Bajrami, ja vepimet që pritet të ndërmarrë FSHF

Pak ditë më parë në mediat zviceriane u publikua lajmi se Nedim Bajrami nuk mund të luajë për Shqipërinë, duke qenë se në bazë të një rregulli të FIFA-s, lojtari që ka luajtur me U21 të Zvicrës pasi ka mbushur 21 vjeç, e ka të ndaluar të ndryshojë kombëtare.

Megjithatë, gazeta është interesuar pranë institucionit të futbollit në vend dhe aty bëhet me dije se nuk ka mbërritur ende një përgjigje nga FIFA në adresë të FSHF-së.

Mirëpo, gjasat janë që me të marrë këtë përgjigje, FSHF pritet që të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore, deri në gjyqe sportive, për ta çuar deri në fund dëshirën e talentit të Empolit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me karrierën ndërkombëtare të Bajramit.