Momenti qesharak/ Qeni i merr mikrofonin gazetares në raportim LIVE

Gazetarja e motit në TV, po informonte shikuesit për ardhjen e pranverës në Moskë.

Por, videoja tregon momentin kur një qen kalimtar rrëmbeu komplet shfaqjen duke u hedhur dhe duke kapur mikrofonin e reporteres teksa ajo fliste.

Gazetarja e motit e "Mir TV", Nadezhda Serezhkina, shihet duke vrapuar pas qenit Labrador Retriever për të marrë mikrofonin mbrapsht.

Serezhkina kishte filluar transmetimin LIVE duke i thënë prezantueses së studios: 'Përshëndetje Elina, pranvera ka mbërritur në Moskë, temperatura do të jetë 8 gradë Celsius, dhe ...'

Por në këtë moment qeni kërcen dhe bën një kapje spektakolare të mikrofonit para se të largohet me vrap.