Zonja e parë e Amerikës e ka ‘qarë’ shakanë e 1 prillit

Jill Biden ka udhëtuar së fundmi me reporterët dhe stafin e saj në Kaliforni, për çështje detyrash sigurisht. E meqë rastisi 1 prilli ditën e fluturimit, ajo vendosi të realizojë një gënjeshtër të vogël për stafin e saj.


Kur të gjithë i hipën avionit për t’u nisur, një stjuardesë me emrin Jasmina, e veshur kokë e këmbë me të zeza, ju vjen për t’u shpërndarë ëmbëlsira.
Të gjithë ranë pre e mashtrimit, derisa poshtë maskës, u zbulua që fshihej Jill.
Ka qenë vetë zonja e parë që e ka zbuluar shakanë.
Mesa duket pas autoritetit dhe gjithë peshës që ka me pozitën e saj, gruaja e presidentit të SHBA-së, di të argëtojë stafin edhe me këto mënyra