Në Kalanë e Elbasanit, Bardhi prezanton Açkën: Me shkrimtarë dhe poetë, ashtu siç i ka hije këtij qyteti

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka prezantuar kandidaten Flutura Açka, gjatë një takimi me shkrimtarë dhe poetë, në Kalanë e qytetit.

‘Letrat dhe poezia janë sigurisht në vetvete një papajtueshmeri me realitetin, një revoltë. Këtë revolte ne si përfaqësues politikë, po e gjejmë dhe e prekim kudo dhe në çdo takim’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Një pasdite fantastike në Kalanë e Elbasanit që pret vizitorë të tillë, shkrimtarë, poetë, njerëz të letrave, siç i ka hije këtij qyteti.

Çdo njeri ka nevojë të shprehet dhe letërsia patjetër është forma më e lartë.

Letrat dhe poezia janë sigurisht në vetvete një papajtueshmeri me realitetin, një revoltë.

Këtë revolte ne si përfaqësues politikë, po e gjejmë dhe e prekim kudo dhe në çdo takim.

Revoltë ndaj padrejtësisë, ndaj keqqeverisjes, ndaj abuzimit me pushtetin. Revoltë ndaj varferisë së skajshme.

Ne e kemi për detyrë që të hartojmë programe e projekte zhvillimi dhe ta kthejmë besimin e njerëzve në punë e shërbime.

Jam veçanërisht i kënaqur që ishin kaq shumë miq të nderuar sot në Elbasan në mbështetje të Fluturës, të ekipit tonë dhe të angazhimeve që PD ka marrë për të sjellë ndryshimin më 25 Prill.