Një deklaratë e saj nxjerr bllof Meghan Markle

Gjatë intervistës së saj me Oprah Winfrey, Meghan Markle tha se ajo dhe Harry i shkëmbyen betimet 3 ditë para dasmës së tyre zyrtare, në maj të vitit 2018.

Por, kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby, i cili i celebroi, e ka përgënjeshtruar diçka të tillë, duke thënë se ai do të kishte kryer një krim të rëndë nëse do të kishte nënshkruar certifikatën e martesës atë ditë, duke e ditur se ishte e rreme. Megjithatë, ai pranoi se u takua me çiftin paraprakisht në një mjedis privat.

Gjatë intervistës së gjatë me Oprah Winfrey, në fillim të këtij muaji, Meghan tha:

“Ne u martuam 3 ditë para dasmës sonë. Askush nuk e di këtë gjë. Por ne thirrëm kryepeshkopin dhe thamë: ‘Shikoni, kjo gjë, ky spektakël është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh. Kështu që betimet i kemi shkëmbyer kur kemi qenë vetëm ne të dy në oborrin e shtëpisë me kryepeshkopin e Canterbury.”

Ndërsa së fundmi, kryepeshkopi tha për gazetën italiane La Repubblica:

“Unë u takova Dukën dhe Dukeshën e Sussex disa herë në një mjedis privat përpara ceremonisë zyrtare të shtunën më 19 maj 2018. Ajo ditë ishte dita e martesës. Nëse do ta kisha nënshkruar certifikatën në një ditë tjetër, do të kisha kryer një krim të rëndë. Martesa u festua më 19 maj. Por unë nuk do të them çfarë ndodhi në takimet tona të tjera.”