‘Zero ndihma për banesat e dëmtuara nga tërmeti’/ Këlliçi nga Pineti: Fushata e Ramës si ceremoni mortore…

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar me denocimet, të cilat hedhin poshtë propagandën e Ramës me projektin e rindërtimit, pasi banesa të dëmtuara nga tërmeti në Pinet dhe Ndroq, nuk kanë përfituar asnjë ndihmë nga qeveria.

Këlliçi thekson se tjetër problem jetik i banorëve është edhe uji i pijshëm, pasi fatura duhet paguar çdo muaj, por ujë në rubinet nuk ka.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Asnjë ndihmë për banesat e dëmtuara nga tërmeti në Pinet, Ndroq. Zero!

Nuk u gjet asnjë profesionist nga Pineti për 300 mijë vendet e punës që paska hapur qeveria. Problemi më jetik i banorëve është uji i pijshëm. Mirëpo fatura vjen muaj për muaj. Shteti do paratë. Po investimet? Po shërbimet për qytetarët?

Fushata e Ramës i ngjan një ceremonie mortore. Asnjë premtim. Flitet vetëm për Lulzim Bashën.

Do ishte shumë më mirë nëse Rama do të pranonte ftesën e Lulzim Bashës për debat. Për të ushqyer shëndetshëm demokracinë. E meritojnë shqiptarët këtë kulturë demokratike. Por Rama refuzon. Kështu që do durojmë edhe 23 ditë monologjet e tij të gjata.

Më 25 prill, do ia nisim nga e para. Të bashkuar ia dalim!