Goditje e rëndë për PSG-në, titullari infektohet me Covid-19

Goditje e rëndë për PSG-në. Sapo u kthye nga grumbullimi me kombëtaren italiane, të kaluar midis Parmës dhe Sofjes, Marco Verratti rezultoi pozitiv  me Covid-19. I vendosur në izolim për dhjetë ditët e ardhshme, mesfushori 28-vjeçar është një mungesë e rëndësishme për trajnerin Mauricio Pochettino.

“Pas testeve të fundit, Marco Verratti konfirmohet pozitiv me Covid-19. Ai do të respektojë izolimin dhe do t’i nënshtohet protokollit shëndetësor " njofton klubi parisien. Marco Verratti do të humbasë ndeshjen ndaj Lille, nesër pasdite dhe udhëtimin e parizianëve në Mynih, për t'u përballur me Bayern në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.