Ka takuar Ronaldon dhe Neymar, modelja shqiptare që po ‘tërbon’ rrjetin

Jori Delli, është modelja shqiptare e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Ajo ka mbi 300 mijë ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ta imazhe mjaft seksi e provokuese.

Delli gjithashtu ka marrë edhe vëmendjen e personazheve të rëndësishëm të showbiz-it dhe sportit.

Modelja e njohur ka lindur në Parma, pasi prindërit e saj shqiptarë emigruan në Itali. Bukuroshja brune është diplomuar në Inxhinieri dhe deklaron se për momentin është “single”.

Më herët Jori ka treguar se ka njohur edhe futbollistë të famshëm si Ronaldo dhe Neymar.

Madje kujtojmë se në vitin 2019, Delli ka qenë protagoniste në një spot reklamash, ku shfaqeshin edhe këta dy futbollistë.