Gjoba 110 milion euro/ PD: Çdo ditë e Ramës në pushtet, kosto për vendin

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet kandidates Jorida Tabaku, pas vendimit për të lënë në fuqi gjobën prej 110 milion euro ndaj Shqipërisë, pas mbylljes nga Rama në vitin 2015 të ‘Agon Channel’ në pronësi të Françesko Beketit.  

DEKLARATA E PD

‘Çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës. 

Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Beçhetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”. Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal.

Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe çdo qytetar e familje.’