Sherri tek moshat/ Disiplina merr vendimet, pezullohen 9 lojtarë dhe...

Komisioni i Disiplinë pranë FSHF ka nxjerrë vendimet për javën e fundit në futbollin shqiptar.

Padyshim që vëmendja më e madhe e Komisionit të Disiplinës ka qenë në ndeshjen e moshave mes Football Republic U-19 dhe Teuta U-19, ku pati përplasje të ashpra mes palëve.

Në mbledhjen e sotme u vendos pezullimi me 8 ndeshje i plot 7 futbollistë të Football Republic dhe 2 lojtarë të Teuta U-19 pezullohen me nga 6 ndeshje.

Gjithashtu Football Republic dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF Teuta U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3 (zero me tre), zbritjen e 20 (njëzetë) pikëve nga klasifikimi, dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë.