Kënga e Dafina Zeqirit kthehet në inspirim, dhe këngëtarja nuk e fsheh dot lumturinë

Vetëm pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri publikoi projektin e saj të fundit, këngën e titulluar Duro.

Kënga kishte në fokus një temë mjaft delikate, shëndetin mendor.

Duket se këngëtarja e ka arritur qëllimin e saj human me këtë këngë pasi shumë vetë kan gjetur veten në rreshtat e tekstit të saj.

Ishte vetë këngëtarja ajo e cila me anë të një fotoje në rrjetin social Instagram ndau lajmin se kënga ka ndikuar në ndërgjegjësimin e njerëzve mbi sëmundjet e shëndetit mendor , pasi një nga shoqatat mbështetëse të kësaj fushate, i ka raportuar këngëtares lajmin e mirë.

"Tung Dafina! Uroj që kjo kohë nuk ka qenë shumë e mundimshme për ty e që sa më shpejt ka me kalu edhe kjo periudhë! Së pari, falënderimin tonë ndaj jush kemi menduar ta verbalizojmë në takimin tonë, por për shkak të situatës, po e ndjej nevojën të të falënderoj përmes këtij mesazhi. ‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë".