Pas 25 vitesh modifikohet pista e Melburn, xhiro më e shpejtë, shtohen parakalimet

Në janar nisën punimet, që edhe në këtë periudhë pandemie nuk u ndalën asnjëherë. Për pasojë, pista e Melburn Park, ku zhvillohen garat e Formula 1, është bërë më e modernizuar, më e shpejtë dhe janë rritur mundësitë për parakalime.

Gara e Çmimit të Madh të Australisë do të zhvillohet më 21 nëntor dhe deri atëherë pilotët do të kenë një pistë të modifikuar, për ta bërë garën më spektakolare. Pisat në disa vende është zgjeruar dhe në disa kthesa është bërë më e shpejtë.

Këto modifikime janë bërë pas kërkesës së mjaft pilotëve, që i kanë testuar ato në simulator dhe janë dukur me efikase. Ndryshime që vijnë pas 25 vitesh nga pista origjinale. Ndaj, koha totale e një xhiro pritet të jetë 5 sekonda më e shpejtë.