Tragjedia në Evia/ Flet vajza e 45 vjeçarit shqiptar: Babai po diplomohej...

24 orë pas tragjedisë që goditi fshatin Gymnos në Evia, ku tre punëtorë humbën jetën nga një rrymë e tensionit të lartë prej 20.000 volt, gjatë punës nën tokë, në shtëpinë e 45 vjeçarit shqiptar Alex Broka janë hapur dyert e mortit. 

Askush nga familjarët nuk po arrin ta besojë të keqen që i ka rënë, pasi babai i tyre ishte kolona e shtëpisë dhe kujdesej çdo ditë për tre fëmijët e tij.

Vajza e 45-vjeçarit, Kerta ka folur me zërin që i dridhej për median greke. 

Ajo ka treguar se babai  saj ishte i dashuruar pas punës dhe për pak muaj ai do të ishte një elektriçist.

‘Ne po jetojmë në një çmenduri absolute. Po përpiqemi të shohim se çfarë do të bëjmë për kthimin e tij në Shqipëri. Babai im e bëri këtë punë për shumë vite. Në fakt këtë vit ai do të mbaronte shkollën e elektriçistit. Do të merrte diplomën dhe do të ndalonte së ngjituri shtyllave. Për fat të keq të tjerët bënë gabimin i cili mori dhe babanë tonë' është shprehur 20 vjeçarja.

Ajo gjithashtu dëshiron që autoritetet të hetojnë ngjarjen dhe fajtorët të dënohen.

‘Unë shpresoj që autoritetet përgjegjëse për hetim të kërkojnë hollësi për çështjen, sepse asgjë nuk ndodhi pa pritur. Babai im nuk ishte hera e parë që punonte. Merrej me shtyllat për të paktën 15 vjet. Ai e dinte mirë punën. Ai punoi shumë vite dhe ishte i vetmi që e dinte punën në mirë se kushdo. Ata i besonin atij.

Po sipas vajzës së tij funerali 45-vjeçarit do të zhvillohet në shqipëri.
 
 "Ne jemi duke u përpjekur për të koordinuar funeralin e tij, të cilat ndoshta do të zhvillohet nesër në Shqipëri. Nëna e tij po e pret që nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur. Ne jemi tre fëmijë unë isha gëzimi i tij i parë. Ne përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin, por është e vështirë për të gjithë ne."